Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhurate këtë të shtunë (23 mars) në Vlorë, teksa prezantonte kandidatët socialistë të zgjedhjeve të 11 majit.
Vlonjatët i dhuruan Ramës një statujë bufi me sy blu, një simbolikë që nuk kaloi pa vëmendje, duke qenë se vetë Rama e ka përdorur shpesh figurën e bufit për të ironizuar eksponentë të opozitës, veçanërisht Sali Berishën.“Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, ka shkruar Rama në një postim në “Facebook”, duke ndarë edhe një foto me dhuratën e veçantë.