Home Lajme “Vlojnë” fëmijët në tubimin e Albin Kurtit në Podujevë – Kërcasin tupanat

“Vlojnë” fëmijët në tubimin e Albin Kurtit në Podujevë – Kërcasin tupanat

0
“Vlojnë” fëmijët në tubimin e Albin Kurtit në Podujevë – Kërcasin tupanat

E udhes do të ishte që në këtë kohë të ishin të angazhuar me detyra të shkollës, mirëpo prindërit e tyre zgjodhën që bashkë me këta vogëlushë të përcjellin fushatën e Albin Kurtit në Podujevë.

Madje, fëmijë të tjerë, ishin të angazhuar të mbanin në duart e tyre të vogla pankarta me numrin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ku Vetëvendosja vetëvendosi të mbajë tubimin e radhës për fushatë, ishte e ftohtë, mirëpo për të ngritur temperaturat e militantëve, të ftuar ishin surla e tupani.

Me fëmijë që dukej se nuk e dinin as çfarë po ndodhte, zhurmë të madhe para ardhjes së Albin Kurtit e brohoritje “ALBIN BABA”, salla e pritjes filloi të mbushej me deputetë të partisë në pushtet.

Aktivistët i rehatonin një nga një deputetët në karriga, mirëpo për babain e Astrit Deharit, dukej se nuk kishin fort interesim.

Të paktën, një foto u bë me të.

Agim Bahtiri, Rozeta Hajdari, Arben Vitia erdhën para liderit të tyre, mirëpo në ftohtë, simpatizantët e tij, Albin Kurti i la të presin edhe për rreth një orë.

Kurti erdhi, e fishekzjarret u ndezën menjëherë.

Duke thumbuar si gjithmonë opozitën, parafolësit e tij bashkë me shfein e tyre Albin Kurtin vazhduan fjalimet e tyre deri rreth ores 21:00.

E të habitur ende në mbledhje ishin fëmijët e vogël që tashme dukeshin të mërzitur nga ndeja.

Me premtime të mëdha si çdo herë, Kurti përfundoi tubimin e fushatës zgjedhore në Podujevë.

Exit mobile version