5.9 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Vllasi tregon se ku dështuan PDK dhe LDK: Rezultati sipas meritave

- Advertisement -

Juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është sipas meritave.

Ai ka vlerësuar se fushata e mirë e LVV-së dhe ajo “anemike” e PDK-së dhe LDK-së kanë qenë një nga faktorët që LVV ka rritur votën në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Rezultatet janë sipas meritave. Fushatë më të mirën ka bërë Vetëvendosje, këto tjerat ishin nën nivelin e fushatës para zgjedhjeve të shkurtit. PDK e LDK shkuan nën nivelin e tyre, fushata e tyre ishte anemike. Ramushi mbet në nivelin që ishte”, ka thënë Vllasi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Duke folur për formimin e institucioneve të reja Kuvendit dhe Qeverisë, ai ka thënë se nëse LVV propozon përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit do të ishte provokim për  Kuvendit.

“Duhet të zgjidhet një kryetar i Kuvendit i cili është i padiskutueshëm”, tha ai.

Sa i përket formimit të Qeverisë ai ka thënë se Kurti duhet të propozojë një “qeveri më cilësore”

Vllasi është shprehur i bindur se edhe zgjedhja e presidentit do të ndodhë dhe se Vjosa Osmani do të jetë edhe për një mandat në krye të shtetit.

“Unë besoj që Vjosa Osmani do ta merr edhe një mandat si presidente sepse e meriton, është duke punuar mirë. Nuk e di kush prej opozitës ka arsye mos me votuar Vjosa Osmanin për presidente”,ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit