Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

- Advertisement -

Juristi, Azem Vllasi ka kritikuar qasjen e Albin Kurtin në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se Kurti në këtë proces u treguar një manipulues.

Vllasi në “InfoNata” në Tëvë1 ka thënë se dështimi i seancës për zgjedhjen e presidentit ka qenë i pritshëm.

“Që nga fillimi i këtij procesi Albin Kurti u tregua një manipulues i pashembullt. Së pari tentoi të manipulojë familjen Jashari. Dhe më pas takimet maratonike me PDK-në dhe LDK-në duke lënë përshtypje se është demokrat. PDK e LDK e kanë kuptuar që Kurti po dëshiron një kandidat për president që me u plotësua kuorumi dhe më pas të fitojë kandidati i tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, opozita bëri mirë që nuk ia plotësoi kushtin Kurtit.

Vllasi ka kritikuar Kurtin që nuk propozoi edhe për një mandat Vjosa Osmanin

Të ngjashme

Të fundit