10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vllasi kritikon ministren Haxhiu: Mos të bëhemi shtet qesharak

- Advertisement -

Azem Vllasi, jurist ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për deklaratën për arratisjen  e të burgosurve  nga burgjet e Kosovës.

Ai ka thënë se deklarata të tilla nëse ka informacione nuk bëhen publike, por duhet hetime sekrete dhe të shpejta.

Vllasi në Tëvë 1 ka thënë se duhet të tregohemi shtet serioz dhe jo të bëhemi qesharak me deklarata të tilla.

“Nëse ka indikacione për gjana tilla, atëherë ajo duhet të mbahet sekret prej opinionit dhe të urdhërohen hetime të shpejta, e jo të jepen deklarata të tilla. Nuk bëhet këto gjana me dal me dhanë kësi deklarata pastaj me u arsyetua se çka mendova. Shtetet e forta në raste të tilla bëjnë hetime të forta, mos të bëhemi qesharak, ka thënë Vllasi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se Serbia nuk do t’i ndërpret aktivitetet e veta për mbajtjen e tensioneve në Kosovë.

Ministrja Haxhiu është intervistuar për dy ditë nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e saj se të arratisurit nga burgjet e Kosovës destinacion të parë e kanë Serbinë dhe janë të lidhur me grupe kriminale si dhe për një deklaratë të dhënë në media se gjyqtarë  e prokurorë janë takuar për raste të caktuara.

Pas intervistimit Haxhiu tha se dikë po e pengon puna në reformën në drejtësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit