2.7 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Vllasi: Beogradi mund t’i thotë Listes Serbe që vetëm me Kurtin të mos hyjë në koalicion

- Advertisement -

Analisti politik, Azem Vllasi ka deklaruar se Beogradi mund të kërkojë nga Lista Serbe që të hyjë në koalicion me këdo në Kosovë vetëm që të hiqet nga pushteti Lëvizja Vetëvendosje.

Vllasi ka thënë se për këtë fakt duhet të mendojnë partitë opozitare dhe mos ta lënë Vetëvendosjen në opozitë pasi sipas tij kjo nuk do të ishte e ndershme duke qenë se VV-ja i ka 40 përqind të elektoratit të Kosovës.

“Për mendimin tim nëse mbetet dhe nuk dëshiron askush koalicion me Vetëvendosjen e dëshirojnë ta lënë në opozitë kjo nuk është në rregull as para qytetarëve të Kosovës sepse Vetëvendosje i ka mbi 40 përqind të elektoratit të Kosovës. Tash shtrohet pyetja kush po e bën qeverinë? Edhe ashtu këto tri subjektet që ishin në opozitë nuk mund ta bëjnë dhe iu duhen votat e minoritarëve joserb dhe prapë nuk e bëjnë numrin, me i marr në aleancë Listen Serbe ka mundesi bile Beogradi ndoshta iu thotë futuni në koalicion me kë doni vetëm me Kurtin dhe Vetëvendosjen me i lënë anash dhe me i heq nga pushteti dhe për këtë fakt duhet të mendojnë në Kosovë edhe liderët partiakë edhe partitë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit