7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Vlerësohet si i ekzagjeruar penalizmi për dhunën ndaj politikaneve gra

- Advertisement -

Për dhunën që mund ta përjetojnë gratë që merren me politikë, Ministria e Drejtësisë, ka paralajmëruar penalizime në Kodin e ri Penal. Aty përfshihen të gjitha llojet e dhunës. Mirëpo, këto po vlerësohen si të ekzagjeruara.

Burgu parashihet si masë ndëshkuese për sulmet që u bëhen personave zyrtarë.

Kjo në kuadër të Kodit Penal të Kosovës.

“Kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar, apo personin i cili ndihmon në kryerjen e detyrave zyrtare, në lidhje me detyrat zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”, thotë neni 402.

Mirëpo, ky Kod si risi planifikohet të ketë masa tw tjera ndëshkuese për sulmet dhe dhunën që u bëhet një kategorie të veçantë të personave publik.

Për gratë që merren me politikë, Ministria e Drejtësisë, planifikon disa penalizime ndaj personave që ushtrojnë dhunë të çfarëdo forme.

“Përmes kësaj vepre të re penale, synohet që të ndëshkohet kushdo që me dashje ushtron dhunë çfarëdo qoftë ajo, qoftë në formë të drejtëpërdrejtë apo indirekte ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo kandidate për ushtrimin e funksioneve të tilla, pra është nen i natyrës gjithëpërfshirës dhe ofron mbrojtje për të gjitha gratë (përfshirë edhe gratë politikane, por jo vetëm) që ushtrojnë funksione publike apo janë kandidate për të ushtruar funksione të tilla”, thonë nga MD-ja.

Por si të ekzagjeruara këto masa ndëshkuese i sheh Anton Nrecaj, nga Instituti CLARD.

Së shpejti është njoftuar se Kodi i ri Penal, do të hidhet për votim në Kuvend. /Tëvë1/

Kronika: KËTU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit