6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vlerësohet se zgjidhja për dinarin do të jetë mesatarja e tri propozimeve

- Advertisement -

E vetmja gjë për të cilën palët ranë dakord në takimin e së martës në Bruksel, është zotimi se deri të premten do të dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi pas takimit deklaroi se pala serbe ka deklaruar se nuk e pranon Marrëveshjen Bazike, dhe ka se ka vënë në pikëpyetje disa çështje, ndër to edhe atë për energjinë.

Në anën tjetër homologu i tij Petar Petkoviq, u krenua se çështja e dinarit u diskutua në Bruksel, duke theksuar se nuk lëshoi pe për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Vëzhgues të procesit të dialogut janë të mendimit se Qeveria nuk arriti ta bind  faktorin ndërkombëtar për dinarin, përkundër zbatimit të vendimit për tokat rreth Manastirit të Deçanit.

“Duke marrë parasysh ligjshmërinë e rastit, Kushtetuetshmërinë e çështjes, por edhe nevojat e serbëve në terren, besoj se do të krijohet një plan më i gjatë i zbatimit, pra do të ketë faza-faza, ku periudhë pas periudhë në mënyrë graduale vendimi i BQK-së do të jetësohet”, ka deklaruar Shkodran Ramadani, politolog.

Sipas Ramadanit çështja e dinarit do të përdoret si zhbllokim i procesit të dialogut, dhe se do të jetë mesatarja e propozimeve të të gjitha palëve.

Në anën tjetër, njohës të procesi të dialogut nga komuniteti serb vlerësojnë se pala kosovare nuk e ka sqaruar sa duhet ofertën e saj.

“Po ashtu, kur flasim për problemin aktual lidhur me dinarin, pala serbe insiston që zgjidhja të përfshijë Bankën Postare të Kursimeve, për arsye të thjeshtë, siç pohon Serbia, gjegjësisht siç ka thënë Petar Petkoviq dje pas takimit, se kështu edhe më parë ka funksionuar… pra që edhe më parë transferimi i dinarit dhe funksionimi i institucioneve, si dhe pagesat e pagave, pensioneve, bursave dhe të gjitha pagesat tjera kanë shkuar përmes Bankës Postare të Kursimeve”, ka thënë Aleksandar Shljuka, nga OJQ “Iniciativa e Re Shoqërore”.

Shljuka thotë se për të nuk paraqet lajm të ri pranimi i pjesshëm i marrëveshjes bazike nga Serbia.

Në takimin në Bruksel Kosova po ashtu i ka kërkuar emisarit Miroslav Lajçak që ta dërgojë një shkresë në Këshillin e Evropës me të cilën specifikon se anëtarësimi në këtë organizatë nuk ka asnjë ndërlidhje me procesin e dialogut.

Për këtë kërkesë ende nuk dihet përgjigja e saktë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit