13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Vlerësohet i drejtë vendimi që Policia të shfrytëzojë mjete të konfiskuara

- Advertisement -

Mjetet e punës për organet e rendit, nuk janë të blera gjithmonë nga Republika e Kosovës, e as si donacione.

Një pjesë e mjeteve, janë të personave që kanë kryer vepra penale, e që me vendim gjyqësor iu janë konfiskuar mjetet.

Si vendim i drejtë shihet lënia në shfrytëzim i mjeteve të konfiskuara për forcat e rendit, duke marrë parasysh mungesën e investimeve në këtë institucion.

“Meqë aktualisht nuk është bërë ndonjë investim në objektet e policisë së Kosovës, është vlerësuar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, se policia ka nevojë për objektet dhe kështu që mendoj se është një vendim i drejtë dhe i qëlluar”, thotë Avni Islami, njohës i sigurisë.

Mirëpo, a mund të ndikojnë në imazhin e Policisë së Kosovës, përdorimi i këtyre mjeteve?

“Në parim nuk ka asnjë problem të dëmtimit të imazhit. Natyrshëm që do duhej të renovoheshin dhe t’iu përshtateshin nevojave të policisë. Policia ka kapacitete të mjaftueshme në flotën e saj që t’i bëjnë modifikimet e ndryshme që t’i humbin gjurmët e asociimit me kryerjen e ndonjë vepre penale”, vlerëson, Valdet Hoxha, ish-zëvendësministër i Brendshëm.

Vlera e armatimit të konfiskuar në veri të vendit, pas sulmit të Banjskës, llogaritet të jetë 5 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit