0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Vlerësohen serioze planet serbe për sulm në veri gjatë Krishtlindjes Ortodokse

- Advertisement -

“Qetësi para stuhisë”.

Kjo frazë që përdoret shpesh ka rezultuar e saktë në të kaluarën për disa situata në veriun e Kosovës. Por, ka rrezik që të përsëritet edhe tani.

Kjo pasi ka vlerësime që Shërbimi Sekret i Serbisë po planifikon sulme terroriste në katër komunat me shumicë serbe atje, me synimin që të nisë përçarje ndëretnike dhe destabilizimin e vendit.

Burime të televizionit Dukagjini brenda organeve të sigurisë bëjnë me dije se ato kanë informacione që plani synohet të realizohet gjatë ditëve kur festohet krishtlindja ortodokse.

Këto informacione i vlerëson si shumë serioze njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, i cili thotë se shteti duhet të bashkëpunojë me ndërkombëtarët në këtë rast.

“Është e pritshme një sulm apo disa sulme specifike të natyrave të ndryshme me qëllim të fajësimit të Republikës së Kosovës për sulmin ndaj komunitetit serb. Flitet jo zyrtarisht që mund të ketë sulme ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb”, ka thënë njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha.

Një ndër qëllimet kryesore të këtyre inskenimeve, sipas informacioneve brenda organeve të sigurisë, është adresimi i kërkesave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën pak ditë më parë në Serbi, për të cilat u protestua nga opozita dhe shoqëria civile.

Hoxha thotë se indikacionet janë se urdhrat për destabilitet, Serbisë po ia jep Rusia.

“Serbia tashmë ka demonstru kapacitetin e tyre për ta nxitur dhunën jo vetëm në vendin tonë por në gjithë pjesën e Ballkanit sepse është duke i zbatuar urdhërat direkte të federatës ruse për të hapur konflikt të ri në këtë pjesë të Evropës”, vijon ai.

Ndërsa, ish zv.ministri i punëve të Brendshme, Selam Shkodra po thotë se Serbia tashmë identifikohet me inskenime të tilla.

Të premten, shefat e KFOR-it, AKI-së dhe Policisë së Kosovës kanë takuar njëri-tjetrin në kampin “Film City” në Prishtinë. Misioni i NATO-s në Kosovë ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.

Në ndërkohë, Kosova po kërkon nga ndërkombëtarët ndëshkimin e Serbisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit