Kosova u përmend dje në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
Këtë e bëri presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj duke thënë se shteti më i ri në Evropë meriton një ulëse në këtë organizatë.
Megjithatë, ish-ambasadori Albert Prenkaj vlerëson se kjo thirrje nuk do t’i hyjë në punë Kosovës drejt rrugës për OKB.
Prenkaj thotë që Kosova për veten jo, por Shqipëria nuk do ta ndal lobimin për shtetin që e shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008.