8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vlerat dhe përfitimet e pjeprit për shëndetin

- Advertisement -

Prodhimi vendas me pjepër ka dalë në treg. Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Fruti cilësohet si një nga frutat më të vyer për të shmangur problemet me veshkat, madje përmirëson shikimin dhe ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.

Për nga klasifikimi agronomik, sipas të dhënave të AgroWeb.org, në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në:

Pjepër kantalupo

Me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.

Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; Portokallja, etj.

Pjepër me fijëzim

Kanë fruta me formë të rrumbullakët dhe pak të zgjatur pa brinjëzime të theksuara. Lekura është e butë dhe me një rrjetë e hollë që në të shumten e rasteve është pak e dukshme.

Nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grup bëjnë pjesë llojet e qarrseve si: Qarrësi i Tiranës, Qarrësi i Divjakës, Qarrësi i Kallmit, Qarrësi i Luzit, Qarrësi i Goranxisë, etj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit