0.2 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Vlera e Bitcoin-it arrin rekord të ri pas fitores së Trumpit

- Advertisement -

Vlera e kriptovalutës “Bitcoin” ka arritur në rekord të ri prej më shumë se 81 mijë dollarësh, pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së javën e kaluar dhe zgjedhjes së disa kandidatëve pro kriptovalutave në Kongres.

Kriptovaluta më e njohur në botë ka shënuar rritje prej më shumë se dyfish të vlerës që nga pika e ulët prej 38.505 dollarësh në janar. Ajo arriti rekord prej 81 mijë e 899 dollarësh dhe tani po tregtohet për 81 mijë e 24 dollarë, me rritje prej 5,9 për qind për një ditë, raporton gazeta “The Guardian”.

Trumpi ka premtuar se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara “kryeqytet të kriptovalutave në planet” gjatë fushatës zgjedhore dhe se do të ndërtojë një rezervë strategjike të “Bitcoin”-it.

Ai gjithashtu ka thënë se do të emërojë rregullatorë financiarë që favorizojnë asete digjitale dhe se do ta shkarkojë drejtorin e Komisionit për Sigurime dhe Këmbime, Gary Gensler, i cili e ka udhëhequr shtypjen e kriptovalutave nga rregullatori.

Sidoqoftë, një analist i tha agjencisë “Reuters” se përderisa rritja e “Bitcoin”-it është nxitur nga shpresa për më pak rregullave ndaj kriptovalutave, përqendrimi i Trumpit në çështje të tjera mund të nënkuptojë se ai nuk do të bëjë shumë për kriptovalutat fillimisht.

Republikani Trump fitoi në zgjedhjes e së martës kundër demokrates Kamala Harris, e cila ishte në pozitën e nënpresidentes gjatë mandatit të presidentit demokrat, Joe Biden.

Përpos presidentit, republikanët e kanë fituar edhe shumicën e ulëseve në Senat dhe janë afër sigurimit të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit