Vlera e kriptovalutës Bitcoin shënoi rritje prej gati 8 për qind, në 75 mijë e 345 dollarë, gjatë tregtisë të mërkurën herët, para se të binte përsëri në rreth 73 mijë e 700 dollarë.
Trumpi më parë kishte qenë skeptik rreth kriptovalutave, por e ka ndryshuar mendimin dhe ka shfaqur përkrahje për kriptovalutat para zgjedhjeve, raporton agjencia “Associated Press”.
Republikani është zotuar se do ta bëjë Amerikën “kryeqytet të kriptove në planet” dhe do të themelojë një “rezervë strategjike” të Bitcoin-it.
Zyrtarët e fushatës së tij kanë pranuar donacione në kriptovaluta dhe ai u bëri lajka përkrahësve të kriptovalutave në një konferencë në korrik.
Ai gjithashtu e ka hapur ndërmarrjen e re “World Liberty Financial” me anëtarë të familjes së tij për tregtimin e kriptovalutave.