1.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Vjosa Osmani vazhdon ta shfaq papjekurinë e saj, nuk poston asnjë fotografi me Edi Ramën

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duket se i kanë ftohur krejt raportet.

Osmani e Rama kanë qenë të dy në samitin inaugurues të Komitetit Politik Evropian, por kjo nuk është dokumentuar me një fotografi të përbashkët mes tyre.

Osmani pasi e sulmoi Ramën për fjalimin e tij goditës në OKB, sot nuk e publikoi asnjë fotografi me të.

Në asnjërën prej fotografive të postuara nga Osmani nuk duket kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ndërkaq, disa orë më vonë ka postuar edhe Rama, por të paktën ai e ka publikuar Osmanin në njërën prej fotografive.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara kërkoi njohje të Kosovës derisa Gjykatën Speciale e quajti si dështim monumental në nivel ndërkombëtar, që mban mbyllur ish-drejtuesit e shtetit të Kosovës pa prova.

Pas kësaj, Osmani çuditërisht akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë se ai kinse po i arsyeton veprimet pro ruse të Serbisë. /Demokracia/

Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!

Posted by Vjosa Osmani on Thursday, October 6, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit