Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj ka thënë se të martën ka qenë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje i është ofruar Osmanit për t’i dhënë votat e saj për të hyrë në garë për Presidente.
Ajo shtoi se kjo u bë me idenë që Osmani të jetë kundërkandidate e Glauk Konjufcës, dhe jo përkrahje për rizgjedhje.
Haradinaj tha se këtë ofertë Osmani e refuzoi për disa arsye.






