Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të cilës i përfundon mandati në pranverë të vitit 2026, ka shprehur hapur synimet edhe për një mandat tjetër.
Në një intervistë për Kiks Kosova, ka deklaruar se nëse partitë nuk e bëjnë sërish presidente atëherë do t’u dalë përballë në zgjedhje.
“Në fund të fundit është në vullnetin e deputetëve, që vendosin nëse do të më përkrahin apo jo, dhe po e them përsëri, në qoftë se vendosin që po, do të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtje të interesave të qytetarëve, në qoftë se vendosin që jo, atëherë unë e vazhdoj punën në një mënyrë tjetër, nëpërmjet angazhimit politik dhe kurdo që të ketë zgjedhje, atëherë i përballim idetë, nocionet, qëndrimet, energjinë besa e shumëçka tjetër. Por qëllimi im është që të vazhdojë të jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj Republikën e Kosovës që të ecë përpara“, tha Osmani.






