Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka mbajtur një takim të fundivitit me gazetarët kosovarë.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka mbajtur një fjalim, në të cilin ka pasur shumë batuta, ironi e humor.
Madje, Osmani në një moment kishte një koment sarkastik për Besnik Bislimin, dyshin e Qeverisë Kurti.
“Të gjithë jemi të gabueshëm, asnjëri nuk jemi përfekt. Natyrisht kjo nuk vlen për Besnik Bislimin” – deklaron Osmani në videon e Indeksonline.