Vjosa Osmani përlotet pas largimit nga presidenca, stafi i saj e përcjell me lot dhe duartrokitje/ PAMJE

- Advertisement -

Vjosa Osmani sot ia ka dorëzuar Albulena Haxhiut detyrën e presidentes së Kosovës.

Kësisoj ka marrë fund edhe mandati i saj pesëvjeçar si e para e shtetit.

Pas përfundimit të ceremonisë së dorëzimit-pranimit, bashkë me ekipin e saj të ngushtë, Osmani është përshëndetur me pjesën tjetër të stafit të Presidencës, me të cilët ka punuar.

Stafi e ka përcjellë atë deri tek vetura me të cilën u largua. Në pamjet e publikuara në mediat shihet se, përveç stafit, edhe Osmani kishte sytë e përlotur në momentin e përshëndetjes.

Ajo ka vazhduar rrugën me veturën që Ibrahim Rugova kishte shfrytëzuar gjatë kohës sa ka qenë president i vendit.

Të ngjashme

Të fundit