29.5 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Vjosa Osmani pas takimit me Trump: Miqësia me SHBA-të mbetet boshti i pathyeshëm

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili fillimisht ishte planifikuar si protokollar, por u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore, raporton Scanner.

Osmani ka falënderuar Trumpin për interesimin e tij të veçantë rreth rolit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe rajon, si dhe për angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka deklaruar Osmani.

Ky takim u vlerësua si një dëshmi e lidhjeve të forta mes Kosovës dhe SHBA-ve, të cilat vazhdojnë të jenë themel i sigurisë dhe i rrugës demokratike të vendit.

Postimi i plotë:

Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë. 🇽🇰 🇺🇸

Të ngjashme

Të fundit