4.3 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Vjosa Osmani në labirintin e politikës drejt një mandati të dytë!?

- Advertisement -

Shkruan: Astrit Gashi

Në labirintin e politikës, ku rrjedhat janë të paparashikueshme dhe lundrimi kërkon mjeshtëri, Presidentja Vjosa Osmani duket se po përpiqet të gjejë rrugën drejt një mandati tjetër. Si një stratege e zgjuar e lojërave politike, ajo synon të shfrytëzojë Lumir Abdixhikun dhe Albin Kurtin për të ndërtuar ura mes LDK-së dhe VV-së, jo në shërbim të një ideali shtetëror, por për interesin e saj personal.

Megjithatë, historia na mëson se asnjë manovër nuk është e përjetshme dhe se iluzioni i pushtetit shpesh thyhet nën peshën e realitetit. A do të mund të mashtrojë sërish apo koha do të nxjerrë në pah të vërtetën? Siq ndodhi me listen GUXO e cila pa asnje aktivitet mund dhe te formoj grup parlametar me Nismën e cila notoje në poltike me anije të huaj.

Ndërkohë, përpara se të përmbyllet numërimi zyrtar i votave nga KQZ-ja, ku diaspora mbetet një faktor i rëndësishëm qe mund të ndryshoje disa deputet , opinioni publik bombardohet nga spekulime.

Gazetarët mercenarë krijojnë narracione të fabrikuara, duke i shitur si realitet marrëveshje të supozuara mes kandidatëve dhe partive politike. Por a është e mundur që e vërteta të fshihet pafundësisht pas mjegullës së dezinformimit të ketyre mercenareve.

Apo, si çdo gjë tjetër, do të zbardhet me kohë dhe të gjithë do të kuptojnë se cilat ishin lëvizjet e vërteta e cilat ishin vetëm hije në murin e politikës të cilen nuk e ndertojme vetë pa bekimin e ambasadave të huja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit