28.4 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Vjosa Osmani merr mbështetje nga Vetëvendosja për rastin e gjyqtarit Llaban nëpërmjet Elvis Hoxhës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën gjatë një konference për media se e ka tërhequr kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik. Afati i përcaktuar nga gjykata për konstituimin e Kuvendit.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban, të cilin sipas informacioneve që Osmani thotë t’i ketë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

E Vjosa Osmani mori mbështetje për këtë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Elvis Hoxha nga LVV e ka lidhur këtë me pastrim të strukturave paralele edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Erdhi koha të pastrohen strukturat paralele edhe në Kushtetuese”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit