Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje në Gjykatë Kushtetuese.
Sërish pa përmendur emrin, ajo la të kuptohet se VV-ja mund të ndërhyjë.
“Të mos lejojnë asnjë presion, që do ta ndryshonte interpretimin vetëm e vetëm në përputhje me Kushtetutën. As nuk kam ndërhyrë e as nuk do të ndërhyjë, dhe do të mbrojë çdo institucion nga ndërhyrjet. Edhe nëse dikush e dërgon këtë dekret, unë do të përballem qartë në mbrojtje të këtij dekreti që është detyrim. Mosnxjerrja e këtij dekreti, mua do të më vendoste në shkelje të Kushtetutës”, tha Osmani.






