-3.4 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

Vjosa Osmani larg mandatit të dytë, asnjë përgjigje nëse i ka siguruar 30 nënshkrimet

- Advertisement -

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur ambicien për një mandat të dytë, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nëse se ajo i ka siguruar 30 nënshkrimet e nevojshme për t’u rikandiduar. Heshtja nga kabineti i saj shton dyshimet se ajo nuk po arrin t’i siguroj as këto 30 nënshkrime.

Gazeta Insajderi ka pyetur këshilltarin e presidentes, Bekim Kupina, nëse Osmani i ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për rikandidim, por nga Presidenca nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në fazën e diskutimeve për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, përmes një marrëveshjeje politike apo konsensusit ndërpartiak.

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me liderët opozitarë, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, por nuk e ka propozuar emrin e Vjosa Osmanit si kandidate të Vetëvendosjes.

Madje, ai ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë emër për kandidat, të paktën deri më tani. Ky është një sinjal i qartë se Osmani nuk e ka mbështetjen e Albin Kurtit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Vjosa Osmani është zgjedhur presidente më 5 prill 2021 dhe mandati i saj përfundon në prill të këtij viti.

Të ngjashme

Të fundit