Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit. Këto amendamente ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
Ajo ka kërkuar që këto amendamente të votohen nga të gjitha partitë politike.
“Zgjedhje të drejtpërdrejta për president!”, ka shkruar Osmani.
“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që t’i votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka deklaruar ajo.






