![Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/06/ZPRK-458.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.
Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.
Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.