Nëna e Rita Orës, psikiatrja e njohur, Vera Ora, po qëndron prej disa ditësh në Kosovë bashkë me burrin e saj, Besnik Sahatçiun.
E pos çmalljes me vendin e saj, Vera ka pasur edhe takime, duke përfshirë një me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Dyshja, Ora e Osmani në kuadër të Ditës së Rinisë vizituan futbollistet vajza për t’i parë nga afër ushtrimet dhe aktivitetet e tyre.
“Pas çdo gruaje të fortë është një grua më e fortë”, shkroi Vera karshi fotove.