Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që ta shpërndajë Kuvendin, pas dështimit që të zgjedhet presidenti.
Këtë e ka bërë të ditur ajo në një konferencë për media.
Vjosa Osmani ka thënë se brenda 45 ditëve, do të mbahen zgjedhjet e reja.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, të nderuara media. Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që vendin ta dërgojnë në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme, është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot në përputhje kam nxjerr dekretin për shpërndarje të Kuvendit, po kryej detyrimin kushtetues që është përcaktuar qartë. Në një republikë kushtetuese ka diçka që është mbi interesat e momentit, Kushtetuta e Kosovës. Është kontrata e përbashkët si shtet. Kufiri që politika nuk mund ta kalojë, dhe busulla që institucionet nuk mund ta humbasin”, tha Vjosa Osmani.
Osmani ka sqaruar se vendimin e saj e ka të mbështetur në Kushtetutën e Kosovës.
“Mbrëmë përpjeket për president dështuan. Nuk ishte as rastësor, por shumë mirë i menduar e kalkuluar për fat të keq. Neni 86 përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, mandati im përfundon më 4 prill 2026, kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit që Kuvendi të zgjidhte presidentin e ri. Afati ka skaduar mbrëmë në mesnatë. Nuk ka debat politik, ka të bëjë me fakt të qartë kushtetues. Kuvendi ka dështuar të përmbushë një nga obligimet themelore. Kushtetuta nuk është shkruar për interpretime që relativizojnë peshën e saj, por për ta garnatuar funksionimin e shtetit, jo zvarritjet dhe mosfunksionimin. Kushtetuta është po aq e qartë për pasojat që rrjedhin kur Kuvendi dështon të kryejë detyrat e veta. Një Kuvend që nuk arrin të zgjidh presidentin, nuk mund ta zvarrisë procesin siç po tentohet”, tha Osmani, raporton Nacionale.
“Neni 82 dhe 86 i Kushtetutës duhet të lexohen së bashku, edhe vet Gjykata Kushtetuese ka theksuar se normat intereprtohen në ndërlidhje. Procedura për zgjidhjen e presidenti mund të fillojë deri 60 ditë para afatit, nuk mund të shtyhet, por duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para mandatit aktual. Afati ka qenë mbrëmë, presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti”, tha më tutje ajo.
Ajo tha se vendin e kanë sjellur në këtë situatë njerëz të rrezikshëm.
“Deputetët kanë pasur në dispozicion 23 ditë për ta kryer këtë detyrë. Ata vendosën të mos e bëjnë. Ky është realiteti institucional, fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos shfrytëzojë ditët nuk e ndryshon Kushtetutën tonë, nuk e shtyn afatin, nuk e zhbën detyrimin që ta shpërndajë këtë Kuvend. Kushtetuta nuk funksionon me logjikën e komoditeti politik, por të përgjegjësisë institucionale, dhe asnjë kërkesë për masë të përkohshme nuk e pezullon afatin. Vetëm një vendim e bën një gjë të tillë, dhe një vendim i Gjykatës nuk ekziston. Nuk ka situatë të hapur, kemi situatë ku afati ka përfunduar. Gjuha e Kushtetutës është e detyrueshme”, tha Osmani.
“Neni 82 nuk thotë se presidenti mund të zgjedhet 30 ditë, thotë DUHET. Për këtë arsye në përputhje me nenin 82 dhe 86 kam vendosur ta shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja pas konsuhltimeve që do të mbajë me partitë politike. Natyrisht që qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, e ka krijuar dështimi i Kuvendit për ta kryer detyrën e tyre, askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, kur vendi ka nevojë për stabilitet. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjejshëm e me qëllime të rrezikshme. Shteti mbahet në këmbë me parimin: Ligji e Kushtetuta mbi të gjithë. Sot po përmbush një detyrim të qartë kushtetues, e po ua kthejë fjalën atyre që në demokraci e kanë fjalën e fundit. Qyetarëve.”, tha ajo.
Osmani tha se e di që dekreti i saj mund të atakohet, por se ajo është komplet në përputhje me Kushtetutën.
“Arsyeja pse jemi sot këtu nuk është drekti im, sepse është formalitet që vjen pas një fakti të mirëqenë.Fakti është ky në mesnatë është mbyllur çdo mundësi kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, është çështje afatesh. Afatet kanë kaluar. Edhe nëse procesi do të vazhdonte tutje, edhe nëse do të pritej tutje, rezultati nuk ndryshon. Kemi hyrë në territor shumë të qartë. Pyetja është sa do të kenë sukses disa ti zvarrisin zgjedhjet, pyetja është kur janë zgjedhjet. Qytetarët nuk kanë nevojë për vonesa, kanë nevojë për qartësi, kanë nevojë për institucione që funksionojnë, për politikë që nuk frikësohet nga përgjegjësia. Ky dekret mund të kontestohet në Gjykatë Kushtetuese, kurrë nuk kam qenë më krenare se me këtë vendim. Jam shumë më e qetë të përballemi për veprim, se për mosveprim. Në fund të fundit në republikë kushtetuese, përgjegjësia më e madhe nuk është të jesh i pëlqyer nga politika e ditës, por të qëndrosh në anën e Kushtetutës. Edhe kur kjo është e vështirë. Kushtetuta dhe republika mbi të gjithë. Sa i përket shpalljes së zgjedhjeve, Gjykata ka praktikë për këtë. Bazuar në disapozitat nuk mund të aplikohet afati 60-ditor në nenin 82, pas afatit të nenit 86. Zgjedhja e presidentit pas afatit 30 ditor është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Osmani.
“Rasti i dërguar nga VV-ja nuk paraqet pengesë, për aq sa Gjykata nuk ka vendosur për masë pezulluese, nuk ka masë të tillë. Poashtu ekziston praktikë e cila nuk e pengon shpërndarjen e Kuvendit edhe në rast të shqyrtimit të kërkesave që ndërlidhen me konstituimin e Kuvendit”, tha Osmani.





