-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Vjosa Osmani dikur e krahasonte Kurtin me ish-diktatorin e Venezuelës

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë kohës sa po garonte për t’u bërë kryeministre e vendit, kishte thumbuar ashpër kundërkandidatin e saj në atë kohë, Albin Kurtin.

Osmani e kishte krahasuar Kurtin me ish-liderin e Venezuelës, Hugo Chávez.

Saktësisht, ajo kishte thënë: Ai duhet ta pranojë Republikën e Kosovës si projekt të përhershëm. Duhet ta dojë Republikën e Kosovës ashtu siç e dua unë, edhe kur jam në opozitë, edhe kur jam në pushtet. Pra, mos të kemi nevojë ta lusim atë që ta doj vendin e vet. Ai ka ndryshuar në gjithçka. E vetmja konsistencë që i ka mbetur është lufta për pushtet, për t’u bërë kryeministër. Ne nuk duhet të shkojmë nga një sistem i Pablo Escobarit te Hugo Chavez. Sepse, për fat të keq, Kurti dhe partia e tij po i helmojnë qytetarët e Kosovës me shpifje tepër të ulëta.

Lidhur me krahasimin që Osmani ia kishte bërë Kurtit me diktatorin e Venezuelës, kandidati i Vetëvendosjes në atë kohë kishte thënë: Në vitin 1997 kam qenë dy herë në takime me ish-presidentin Dr. Ibrahim Rugova. Nuk jemi pajtuar me të, por jemi pajtuar për qëllimet. Përkundër mospajtimeve, ai nuk më ka quajtur as Fidel Castro e as kurrgjë tjetër. Kjo që ka thënë Vjosa është jofisnike

Të ngjashme

Të fundit