Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar rënien e heroit Afrim Bunjaku, në 1-vjetorin e sulmit të Banjskës.
Ajo ka thënë se rënia e Bunjakut, dëshmon se liria e Kosovës nuk ka çmim.
Postimi i plotë:
Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.
Se liria nuk ka çmim.
Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!
Sot e përgjithmonë!