Pas eliminimit në gjysmëfinale të “BBVK”, Dolce ka reaguar me një mesazh emocional për publikun dhe përvojën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Ajo u shpreh se rrugëtimi i saj nuk ishte thjesht një eksperiencë televizive, por një proces i thellë personal.
“Ky rrugëtim nuk ishte thjesht vetja. Brenda atyre mureve qesha, qava, luftova dhe u rrita. Hyra në atë shtëpi si një grua me ëndrra dhe dola si një grua me vizion. Në atë shtëpi nuk fola gjithmonë me zë, por me prani. Nuk reagova gjithmonë, por vëzhgova. Çdo lëvizje ishte e menduar, çdo heshtje kishte peshë. Nuk isha perfekte, por isha e vërtetë”, ka shkruar ajo.
Dolce falënderoi produksionin për sfidën dhe hapësirën e dhënë për të treguar veten, duke theksuar se forca e vërtetë nuk bën zhurmë, por lë gjurmë.
“Faleminderit për këtë përvojë unike që do ta mbaj gjithmonë me krenari. Shumë faleminderit për suportin. Ju duaaaaa”, përfundoi ajo mesazhin e saj.






