0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Vjen reagimi i Leonora Jakupit pasi mediat serbe e cilësuan skandal këngën “Komandant”

- Advertisement -

Leonora Jakupi ka dy ditë që ka lansuar këngën e re.

“Komandant” mbanë titullin kënga e re e Leonorës kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Kënga e saj nuk u prit mirë nga mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.

Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.

Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në instagram, meqë rast postoi një instastory dhe disa fjalë.

“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ka shkruar Leonora.

Ndryshe Leonora pas këngës “Komandant” ka paralajmëruar edhe një tjetër  me titull ” Liria ka Emer”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit