-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Vjen reagimi i Bulliqit pas përplasjes në Kuvendin Komunal: Njerëzit e LDK-së po shpifin

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook, thotë se asamblistët e LDK-së tentuan dhe të sulmojnë fizikisht, pasi nuk u bë e mundur të ndërrohet anëtari në Komitetin për Komunitete, i cili thuhet se ka dalë nga Grupi i LDK-së.

Po ashtu, kryetari i Podujevës shprehet se njerëzit e LDK-së, po vazhdojnë të shpifin lidhur me këtë rast.

“LDK le t’i vazhdon shpifjet, fyerjet e dezinformatat edhe viktimizimet siç është mësuar, sepse këtë askush nuk e bën më mirë se ta, e ne do të vazhdojmë t’i kryejmë punët tona për çka na kanë zgjedhur qytetarët. Do të vazhdojmë të punojmë pareshtur për t’i realizuar projektet e mëdha në dobi të qytetarëve, siç kemi bërë për këto katër vjet”, shkruan Bulliqi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit