-5 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

Vjen “goditja” më e rëndë në karrierën e dyshes Beyonce-Jay z, çifti humbet…

- Advertisement -

Ylli i muzikës pop, Beyoncé thuhet se ka humbur mbi 12 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa bashkëshorti i saj, reperi i njohur Jay-Z, mbi 100 mijë ndjekës, pas publikimit të dokumenteve të reja të Departamentit Amerikan të Drejtësisë që lidhen me çështjen e Jeffrey Epstein.

Emri i Jay-Z përmendet në këto dokumente, të cilat përfshijnë edhe një deklaratë të paprovuar nga një grua që pretendon se është sulmuar seksualisht nga producenti i diskredituar Harvey Weinstein në rezidencën e Jeffrey Epstein në Florida, ndërsa Jay-Z dyshohet se ka qenë i pranishëm.

Sipas një formulari të FBI-së të datës korrik 2019, gruaja emri i së cilës ngelet anonim në dokumente ka deklaruar se ngjarja e pretenduar ka ndodhur në vitin 1996. Ajo ka pohuar se ishte “rrëmbyer” nga banesa e saj nga një person i panjohur dhe më pas ishte zgjuar në prani të Harvey Weinstein dhe Shawn Carter (Jay-Z), ndërsa Weinstein dyshohet se e ka sulmuar seksualisht. Këto akuza nuk janë verifikuar dhe nuk përbëjnë prova penale.

Dokumentet e publikuara nuk përmbajnë akuza zyrtare apo ngritje padish ndaj Jay-Z dhe përmendja e emrit të tij nuk nënkupton fajësi. Por pas publikimit të këtyre materialeve, në rrjetet sociale janë shtuar reagimet dhe spekulimet mbi ndikimin në imazhin publik të reperit i cili së bashku me bashkëshorten janë spekuluar gjithmonë për teori të ndryshme konsipirative. Raportohet se disa figura të njohura dhe marka të mëdha mund të kenë hequr ndjekjen ndaj tij. Aktualisht, Jay-Z ka rreth 1 milion ndjekës në Instagram.

Deri tani, as Beyoncé dhe as Jay-Z nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto pretendime.

Të ngjashme

Të fundit