-2.6 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

“Vjehrra më trajtonte si skllave” -Koha kur Alba rrëfente martesën e vështirë që zgjati disa vite

- Advertisement -

Alba ka zbuluar se ka qenë e martuar për një periudhë prej katër deri në pesë vjet, duke e cilësuar atë kohë si një “tmerr” për jetën e saj personale.

Rrëfimi i saj për martesën ka qenë i mbushur me emocione, duke treguar vështirësitë e mëdha që ka kaluar gjatë atyre viteve, shkruan Indeksonline.

Ajo ka treguar se gjatë martesës ka bashkëjetuar me prindërit e ish-bashkëshortit, ku, sipas saj, është trajtuar në mënyrë tejet të rëndë. Alba ka rrëfyer se vjehrra e saj e trajtonte si “skllave”, duke e vënë vazhdimisht nën presion dhe duke i shkaktuar vuajtje emocionale.

Banorja e “BBVK” ka theksuar se ajo periudhë e jetës së saj ka lënë pasoja të mëdha, duke qenë një nga përvojat më të vështira që ka përjetuar ndonjëherë.

Më poshtë mund t’i gjeni rrëfimet e ndjera të banores së “BBVK”, ku Alba Pollozhani flet hapur për martesën, bashkëjetesën dhe trajtimin që ka marrë gjatë asaj kohe.

Të ngjashme

Të fundit