Festim Kabashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur “krim elektoral” atë që u shpalua përmes rinumërimit në qindra vendvotime me ndryshim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në disa parti politike.
Kabashi ka kërkuar nga prokuroria që “të veprojë ndja të gjithë manipuluesve”, për çka veçse prokuroria ka autorizuan policinë të nis hetime.
Postimi i Kabashit:
Kjo çka paska ndodhe me procesin zgjedhor eshte krim elektoral. S’ka justifikime e as arsyetime. Prekja e votes se qytetareve permes komisionereve, eshte hajni e paster dhe e organizuar.
Komisioneret nuk vjedhin vet. Veçanerisht jo duke tjetersuar mijera vota.
Hapi i pare duhet te jete rinumerimi i votave ne te gjithe Kosoven. Paralelisht, Prokuroria te veproje ndaj te gjithe manipuluesve dhe hajnave te vullnetit të qytetarëve.
Dhe mos te harrojme, keto manipulime qe po i shohim, jane vec nga procesi i rinumerimit i cili fatmiresisht ka mundesi te verifikohet






