Një vjedhje e rëndë është raportuar në Zveçan nga Policia e Kosovës.
Pronari i shtëpisë i cili jeton jashtë Kosovës ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë.
“Zveçan 28.01.2024 – 23:35. Ankuesi mashkull ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së pronarit i cili gjendet jashtë shtetit, dhe nga aty dyshohet se kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë