Home Ballina Vjedhja e llaptopit të gjyqtarit të Speciales, OVL-UÇK i kërkon Policisë ruajtjen e objektit

Vjedhja e llaptopit të gjyqtarit të Speciales, OVL-UÇK i kërkon Policisë ruajtjen e objektit

0

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës së OVL-UÇK-së, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020.

Në një postim në Facebook, Klinaku ka thënë se kanë kaluar 24 orë nga kjo kërkesë, drejtuar Policisë dhe ende nuk janë përgjigjur kërkesës për të marrë masat.

Ky reagim i Klinakut vjen pas raportimeve në media për ku raportohet se ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive.

Postimi i plotë: i Klinakut:

Meqenëse kanë kaluar 24-orë nga kërkesa jonë drejtuar Policisë, e ende nuk na ka ftuar askush, si dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për të marrë masat, po e publikojmë:

z. Fehmi Hoti

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

I nderuar,

Siç jeni të informuar, në objektin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ka pasur zhvillime rreth dosjeve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, thënë më konkretisht, një person i maskuar për tri herë me radhë i ka sjellur ato dosje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjë që për këtë, për më shumë se dy vite, në mënyrë të pafajshme po mbahen në paraburgim krerët e Organizatës sonë.

Poashtu, siç është paraqitur në mediat tona e që e ka publikuar një gazetë franceze, ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive, prandaj kërkojmë nga Ju që të merrni masat e duhura për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës sonë, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020.

Exit mobile version