1 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

Vjedhja brendapartiake e votave, Koci: Këta njerëz nesër mund të kenë në dorë dosje të ndjeshme të shtetit

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci, ka shkruar pas shpërfaqjes së një skeme të madhe vjedhje votash brendapartiake në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rinumërimi i disa qindra vendvotimeve rezultoi me heqje të mijëra votave për kandidatë të caktuar.

Koci tha se këta njerëz që sot kanë manipuluar rezultate zgjedhore mun të bëhen ministra e të kenë në dorë dosje të ndjeshme të shtetit.

Postimi i plotë:

Një njeri që i ka blerë vota, që i ka manipuluar rezultatet, sot mund të bëhet deputet. Nesër ministër. Pasnesër i hap dosjet më të ndjeshme të shtetit.

Sa i sigurt është atdheu kur dikush i tillë ka kontakt me informacionet sekrete?

Mjafton një shembull: listat e agjentëve tanë në botë, operacionet e inteligjencës, emra që rrezikohen prej një rrjedhje të vetme. Apo informata që, nëse i bien në duar Serbisë, e dëmtojnë drejtpërdrejt shtetësinë e Kosovës.

Në gjithë botën, njerëzit pa integritet konsiderohen rrezik i sigurisë kombëtare.

Kush e don këtë vend, e ka një pyetje në mendje:

A ka logjikë me besu se ndonjëri prej tyre (nuk po them të gjithë), që e ka blerë vullnetin e qytetarëve për 30–50 euro, nuk shitet, kur përballë e ka shumëfishin?

Prandaj vjedhja e votave nuk është vetëm “lojë politike”. Mundet me qenë rrezik serioz për sigurinë kombëtare, sepse njeriu që vjen në pozitë përmes mashtrimit, shpesh nuk ka vijë morale.

Për të, shteti është mjet. Jo përgjegjësi.

Kosova duhet të udhëhiqet prej elitës patriotike:

njerëzve të ndershëm që nuk blihen; njerëzve që nuk i tund paraja, presioni, frika; njerëzve që e mbrojnë shtetin me zemër dhe me përgjegjësi.

Të ngjashme

Të fundit