Spektakli i djeshëm u shoqërua me emocion dhe dinamika ndërsa u zgjodhën dhe dy finalistët e tjerë të “Big Brother VIP”. Donaldi dhe Einxhel iu bashkuan Ilirit dhe Beniadës, të cilët ishin përzgjedhur më parë si finalistët e parë. Teksa po komentonin darkën që banorët shijuan me miqtë e tyre, Arbana bëri një batutë.
“Dua të ju njoftoj se banorët e afruar në mbrëmjen e kaluar nuk kanë ardhur kot, por kishin një mision të veçantë. Ata do të jenë banorët e ardhshëm. Ky Big Brother do të shtyhet për 1 muaj më shumë”, tha Arbana duke i lënë banorët të habitur. Por gjithçka ishte në kuadrin e shakasë për të parë reagimin e banorëve.
Ndërkaq, dje u diskutua dhe batuta që Ermal Mamaqi bëri ndaj Donaldit duke përmendur dhe Borën. Komentet që vijuan më pas mes Ermalit dhe personazheve të tjerë duket se nuk i ka pëlqyer Trixës, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët që ndodhen në shtëpi.