5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Vizita në veri, deklarohet Kurti

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për vizitën që ai ka zhvilluar sot në Veri.

Ai bëri të ditur se ka qenë edhe në vendin ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në “X” ai shkroi se e ardhmja e Kosovës është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve.

“Sot vizitova 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë edhe vendin ku polici ynë, Afrim Bunjaku, u vra nga forcat paramilitare serbe në shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejta dhe përgjegjësia e të gjithëve dhe do të punojmë bashkë për një të nesërme të ndritur”, ka shkruar Kurti në “X”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit