-10.3 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Vizita në ShBA, Tahiri thotë se Haradinaj u angazhua për të kërkuar anëtarësimin në NATO dhe mbështetjen e DASh-it

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në Klan Kosova për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit, ku ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sërish anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe mbështetje nga Departamenti i Shtetit.

“Në State Department po ashtu ishte porosia e njëjtë, por aty ishte kryesisht kontekst politik, pra me e ndihmu Kosovën në aspektin politik”, ka deklaruar Tahiri në emisionin Info Magazine.

Ai ka theksuar se “partneriteti strategjik me Kosovën me këtë qeveri është anuluar”, duke shtuar se Kosova ka nevojë “për prezencë më të madhe dhe për një ambasador të ri”.

Tahiri bëri të ditur se gjatë vizitës janë zhvilluar edhe takime në Kongres, përfshirë një takim me kongresmenin Heath Self, kryetar i nënkomisionit për Evropë, ku është përcjellë e njëjta porosi politike për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit