Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar sot një letër nga kongresisti Zach Nunn, për vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në letër, kongresisti falënderon Haradinajn për miqësinë dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në forcimin e partneritetit SHBA-Kosovë.
Kreu i AAK-së e shpërndau letrën në rrjete sociale, duke thënë se marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë.
“Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor”, shkruan tutje Haradinaj.