16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Vizita e shefit të CIA-s në Serbi, ekspertja amerikane: Mesazh për Serbinë se ShBA-të nuk do t’i tolerojnë veprimet e saj

- Advertisement -

Margarita Assenova, bashkëpunëtore e lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “ka kohë që po shkakton probleme në Bosnje e Hercegovinë” dhe se kjo është bërë “më e dukshme dhe më e rrezikshme”.

Ajo theksoi se vizita e shefit të CIA-s, William Burns i dërgon një mesazh të qartë Serbisë: “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë veprimet e saj.”

“Vizita e Burnsit është një mesazh shumë i mirë për Serbinë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tolerojnë veprimet e saj”, thotë Assenova.

Sipas saj, nga problemet në Ballkan do të përfitonte Kremlini, sepse ato do t’i shpërqendronin Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga lufta ruse në Ukrainë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit