Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 10 dhe 11 mars 2025, i shoqëruar nga një delegacion i lartë i aleancës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie për të garantuar rendin dhe qetësinë publike.
Për këtë arsye, në disa segmente rrugore, sidomos në zonat ku do të lëvizë eskorta dhe pranë objekteve shtetërore, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe devijime në rrugë alternative.
Policia u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve të autoriteteve për të mundësuar një zhvillim të rregullt të vizitës.