-6.1 C
New York
Monday, December 15, 2025

Buy now

Vizita e Osmanit në Mitrovicë, Hoti: Shkelje e hapur e rolit kushtetues

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka kritikuar veprimin e presidentes Vjosa Osmani, e cila shkoi në zyrën e kryetarit të zgjedhur të komunës së Mitrovicës, Faton Peci. Hoti e quajti veprimin e Osmanit “një shkelje të hapur të rolit kushtetues”.

“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike.

Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues.

Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje.” – shkroi Hoti.

Të ngjashme

Të fundit