8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vizita e Kasanof në Ballkan – Si tentativë për parandalimin e një konflikti të mundshëm

- Advertisement -

Vizita e emisarit amerikan në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit, për parandalimin e një konflikti të mundshëm, konsiderohet se duhet të merret seriozisht nga institucionet e vendit. Bazuar në këtë, kërkohet që Kosova t’i bashkërendoj veprimet e saj me SHBA-në.

Tre vendet e Ballkanit, Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovoina ishin destinacionet e të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Në një deklarim të tij për një media serbe, ai u shpreh se këto vizita janë në kuadër të parandalimit të një konflikti të mundshëm në këtë pjesë të rajonit.

Mesazhet nga këto vizita, konsiderohet se duhet të merren seriozisht nga institucionet e vendit, e sidomos ato të sigurisë.

“Tregon për një kujdesje më të madhe për Ballkanin Perëndimor, për arsye se dihet se prej vitit 2011 vazhdimisht kemi pasur bisedime mes Serbisë dhe Kosovës, por shumë pak janë realizuar në praktikë nga ana e Serbisë. Kjo tregon për seriozitetin e madh që e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspektin strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo ndikon që institucionet e sigurisë në Kosovë dhe në vendet tjera të rajonit t’i koordinojnë punët me ShBA-në, në  mënyrë që të mos vijnë deri tek ndonjë krizë eventuale.”, ka thënë nënkoloneli policor, Refki Morina.

Vizita e emisarit amerikan, vlerësohet se është vazhdimësi e vizitave të mëhershme të akterëve të SHBA-së, në kuadër të situatës së sigurisë.

“Edhe vizita e shefit të CIA-s edhe kjo që tani po ndodh është një preventivë, për t’iu thënë shteteve të Ballkanit Perëndimor që të kenë kujdes nga avanturat e tyre, për shkak se përmasat e tyre, mundësitë e tyre janë aq të vogla, sa që nuk mund të zgjidhin asgjë, përpos që të krijojnë probleme.”, ka thënë njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Kasanof të enjten takoi liderët kosovarë, Osmanin e Kurtin, ku këta të fundit kërkuan dialog strategjik me SHBA-në. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit