Opinionisti Dardan Islami, ka thënë se për qeverinë e re në Kosovë nuk vendosin më populli.
Në emisionin “Dpt te Fidani”, Islami thotë se qeveria mund të formohet me ardhjen e Richard Grenell, të dërguarit për misione të veçante i presidentit amerikan Donald Trump, në Kosovë.
Sipas Islamit, Grenell në Kosovë vjen javën e ardhshme.
“Unë e shoh Grenellin që vjen javën tjetër, edhe e di qe tashmë nuk vendosim na, e kemi votuar, e kemi kry, tash janë të tjerë që vendosin për neve, nuk na pyesin”, tha ai.