14.9 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Vizita e Costa’s në Kosovë – Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

- Advertisement -

Për shkak të vizitës që presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë sot Kosovën, Policia e vendit ka njoftuar se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Në komunikatën e PK-së, bëhet e ditur se për të mundësuar qarkullim të lirë, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore.

Komunikata:

Njoftim për vizitën e presidentit të Këshillit të Evropës në Republikën e Kosovës

Prishtinë, më 14 maj 2025

Me datën 14-15 maj 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë presidenti i Këshillit të Evropës, z. Antonio Luis Santos da Costa.

Me këtë rast, Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritete kompetente, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve të larta sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Të ngjashme

Të fundit