Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, kandidat i PDK-së edhe për një mandat në këtë komunë ka folur për planet e tij.
Ai tha thënë se BZHK’në e re Ferizaj do të jetë në një nivel krejt tjetër, ku edhe vizioni do t’ju takojë gjeneratave të reja.
“Do të jetë një vizion që do të shpërfaq një Ferizaj në një nivel krejt tjetër. Në BZHK e re ne do të kemi të planifikuar unazën e brendshme të qytetit. Do të ketë më shumë oksigjen, më shumë baraspeshim, saktësi dhe qartësi të ndërtimeve në Ferizaj, duke krijuar mundësinë që të ketë rrugë më të gjera, me shtigje të biçikletave, me trotuar”, tha Aliu.